“Deri në vitin 2022 ose 2023, ne shpresojmë të shohim automjetin tonë vendas në rrugë”, deklaroi Donmez.

“Pasi prezantuam prototipin e tij të parë të automjetit vendas elektrik, Ministria e Energjisë planifikon të shqyrtojë ndikimin e një milion pikave të karikimit në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike të vendit dhe vënien e tyre në përdorim”, tha Donmez.

Më 27 dhjetor, Turqia prezantoi prototipin e automjetit vendas që u projektua dhe u prodhua brenda 18 muajve nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konglomerat i gjigantëve industrialë turq.