Abdixhiku deklarohet nga qyteti i Podujevës

Punimet në rrugën nacionale Besi – Podujevë, u bënë shkas që ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, doli në terren në komunën e cila cilësohet edhe si bastioni i partisë së cilës ai i përket. Nga Podujeva Abdixhiku u zotua që nuk do të fillojë as edhe një projekt i ri infrastrukturor në vend, pa përfunduar ata që tanimë janë në proces, raporton “Zëri.info”.


“Sot kemi dal këtu për dy arsye kryesore. E para për të vëzhguar punimet e deritanishme, të kontraktuara kohë më parë dhe e dyta për të kthyer dhe për të paralajmëruar banorët e kësaj ane për vëmendjen që qeveria e re do ta ketë ndaj regjionit në tërësi por ne veçanti gjatë aksit rrugor Podujevë – Besi dhe më pas nga Besia në Bërnicë të Prishtinës”, ka thënë Abdixhiku për media, përcjell “Zëri.info”.


Nga ky qytet, Abdixhiku konfirmoi se ministria me të cilën ai udhëheq do të ndaj më shumë mjete shtesë për këtë rrugë, me qëllim që punimet të kryhen me dinamikë dhe me intensitet më të lartë.


“Ne gjatë ditëve të kaluara kemi diskutuar me stafin tonë në ministri dhe kemi rënë dakord për planifikimet financiare që duhen, që kjo rrugë të jetë prioritet. Pra për Qeverinë e Kosovës dhe për mua si ministër, rruga dhe përfundimi i rrugës në fjalë do të jetë prioritet i pakontestueshëm. Në buxhetin e viti 2020, do të ndajmë mjete shtesë për të vazhduar punimet me intensitet dhe me dinamikë të re. Unë sot do të marrë edhe një raport të dinamikës aktuale dhe do të jap një ritëm të ri përfundimit të punëve”, ka thënë ndër të tjera ministri, përcjell “Zëri.info”.


E gjithë kjo sipas ministrit është mëse e nevojshme, pasi që sipas tij kjo rrugë është ndër më të frekuentuara në Kosovë. Ai theksoi edhe faktin se kjo rrugë është ndër rrugët për më të prekura në Kosovë, për sa i përket aksidenteve në trafik.


është që rruga me katër korsi të përfundojë deri në Besi, dhe më pas nga Besia të vazhdojmë tutje deri në Bërnicë, sepse ky qytet, kjo anë, kjo rrugë është një ndër rrugët më të frekuentuara që ka Kosova. Nga ministri i punëve të brendshme po ashtu u njoftova se kjo është ndër rrugët që ka më së shumti aksidente në Kosovë, prandaj është tërësisht e pakuptueshme dhe e papranueshme se si një qytet, si Podujeva me mbi 100 fshatra, se si banorët e kësaj ane kanë mbetur të neglizhuar në ndërlidhjen e një elementi parësor të jetesës dhe mbijetesës”, ka theksuar Abdixhiku.


Për Abdixhikun edhe rrugët tjera që janë në proces do të kenë vëmendje të njëjtë sikurse edhe rruga, punimet e së cilës i pa nga afër vet ai.


“Përveç kësaj rruge, prioritet do tu japim edhe projekteve të tjera siç janë duke shkuar. Do të përfundojmë projektet e tanishme sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe nuk do ta nisim asnjë projekt tjetër pa përfunduar në plotësi këto projekte infrastrukturore madhore kaq të rëndësishme që i ka Kosova”, tha për fund Abdixhiku./ZËRI/ Valmire Maliqi