Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për katër fluturime ndërkombëtare, të cilat do të realizohen gjatë muajit maj.

Përmes një postimi në “Facebook”, Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur fluturimet e planifikuara për këtë javë: Prishtinë-Milano, Prishtinë-Zurich, Prishtinë-Dusseldorf dhe Prishtinë-Stuttgart.

Për fluturime, ANP ka kërkuar që pyetjet e qytetarëve të adresohen në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodhen, ndërkohë që për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta të kontaktohen drejtpërsëdrejti kompanitë ajrore dhe agjensionet.

Postimi i plotë: 

Të dashur udhëtarë,
Ju lusim që t’i referoheni fluturimeve të planifikuara për këtë javë:

21 Maj
GM 6903 Prishtinë-Milano (ora 16:50) CHAIR

22 Maj
GM 6043 Prishtinë-Zurich (ora 11:50) CHAIR

23 Maj
EW 5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 10:35)
EUROWINGS

24 Maj
EW 5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:35)
EUROWINGS

“Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për ndryshime eventuale të fluturimeve si dhe për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet.
Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”. (A. M / Epoka e re)