Federata
e Futbollit e Kosovës ka publikuar agjendën për dy ndeshjet e muajit nëntor, që
“Dardanët” do t’i zhvillojnë në udhëtim me Çekinë dhe në stadiumin “Fadil Vokrri”
me Anglinë.

Kombëtarja
e Kosovës gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshjet e fundit të
kualifikimeve për Euro 2020.


14 nëntor, Dardanët do të paraqiten në “Doosan Arena” në Plzen, ku do të
përballen me rivalin e drejtpërdrejt për kualifikim në Evropian, Çekinë, derisa
tri ditë më pas në stadiumin “Fadil Vokrri” do të jenë mikpritës të Anglisë.

Federata
e Futbollit e Kosovës ka publikuar agjendën për dy ndeshjet e muajit nëntor, më
poshtë e gjeni agjendën e stërvitjeve dhe aktiviteteve të Kombëtares së Kosovës
dhe Kombëtareve të Çekisë dhe Anglisë për këto dy ndeshje.

11 nëntor, 2019
11:00 – Konferencë për media – Bernard Challandes (hotel Emerald)
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)

12 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)

13 nëntor, 2019
“Doosan Arena”, Plzen
15:45 – Konferenca e Çekisë
16:30 – Stërvitja e Çekisë, e hapur në 15 minutat e para
17:30 – Konferenca e Kosovës
18:00 – Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para

14 nëntor, 2019
20:45 – Ndeshja Çeki – Kosovë

15 nëntor, 2019
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (stadiumi ‘Fadil Vokrri’)

16 nëntor, 2019
17:15 – Konferenca e Kosovës
18:00 – Stërvitja e Kosovës, e hapur në 15 minutat e para
19:30 – Konferenca e Anglisë, hotel Emerald

17 nëntor, 2019
18:00 Ndeshja Kosovë – Angli