Agjenti i Lautaros i konfirmon negociatat me disa klube


Sport


Gazeta Express

31/03/2020 8:35

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka ngjallur interesim me paraqitjet e tij te një numër i madh i klubeve të mëdha, si Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa agjenti i tij së fundi e ka konfirmuar se ka qenë në negociata me disa klube për të ardhmen e klientit të tij.

Qendërsulmuesi 22-vjeçar është bërë yll në
Serie A gjatë këtij sezoni, duke i shënuar 16 gola në të gjitha garat, pasi
kishte dështuar të arrinte numër dyshifror të golave të shënuara gjatë sezonit të
kaluar, transmeton Gazeta Express.

Zhvillimi i shpejtë i Lautaros ka bërë që ai
ta tërheqë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha të Evropës dhe agjenti i
lojtarit, Beto Yaque, ka zbuluar se ka diskutime të vazhdueshme për të ardhmen
e yllit të Interit.

“Thuhet se Barcelona dhe Real Madridi e duan
atë, por kjo gjë nuk ka kurrfarë ndikimi te ai. Lojtarët e tjerë nuk do të mundë
të flinin natën”, ka thënë Yaque për Lautaron, në një intervistë të dhënë për
Radio La Plata.

“Ai kurrë nuk më telefonon për të më pyetur nëse
spekulimet janë të rreme apo të vërteta, ai është i përqendruar në punën e tij
dhe në të tashmen. Megjithatë, ne kemi folur me shumë njerëz dhe asgjë më shumë
s’ka ndodhur”.

“Tani për tani, ata që po më telefonojnë nuk
janë liderë të klubeve. Nuk ka asgjë formale apo serioze. Është ëndërr për
Martinezin të jetë lojtari më i kërkuar në treg. Por, asgjë e veçantë s’po
ndodh. Ai dëshiron të luajë dhe të shënojë”.

“Rritja e tij e vazhdueshme ka bërë që ekipet
më të mira në botë ta shikojnë atë me kujdes. Ne shpresojmë se puna e tij do të
shpërblehet ashtu siç e meriton”. /Gazeta Express/