Një kompani ajrore private ka tentuar të sfidoj shtetin e Kosovës gjatë kësaj të marte, një aeroplan, pa leje përkatëse ka tentuar të ateroi në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Mirëpo, kjo gjë, pa leje përkatëse nga Ministria e Infrastrukturës nuk është lejuar, shkruan Gazeta Metro.


Kompania ajrore Greke “Air Mediterranee” me pronar nga shteti i Libanit dhe Libias ka tentuar gjatë ditës së martë (11.02.2020) të ateroj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës pa lejë paraprake nga Ministria e Infrastrukturës.


Image

Image



Aeroplani i kësaj kompanie ajrore është parë të bëjë rrotullime mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut për disa orë, por duke mos anashkaluar edhe hapësirën ajrore të Kosovës, shkruan Gazeta Metro


Këto tentime nga kjo kompani kanë rrezikuar në masë të madhe sigurinë ajrore të Republikës së Kosovës, si dhe udhëtaret që kanë qenë në bordin e këtij aeroplani.


Megjithatë aterimi i kësaj kompanie nuk është lejuar.


Më herët Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kishte lejuar një aeroplan të ateronte pa leje vetëm sepse personi që e solli aeroplanin ishte një Turk S.Y e i cili jetonte në shtetin Gjerman.


Kush qëndron mbrapa kompanisë ajrore “Air Mediterranee”?


Në webfaqen e kësaj kompanie nuk mund të gjeni informata të mjaftueshme rreth pronarëve por redaksia mëson nga burimet e saj se investitorët janë Libanez dhe Libian. Por në bashkëpunim janë edhe tre persona, dy nga ta me origjinë nga Kosova kurse njëri nga Maqedonia, transmeton Gazeta Metro


Image
Gafur Aliu, Kujtim Beqiri dhe Gazmend Vatovci


Agjencionet Turistike/Tour operatorët që janë përfshirë në mashtrime janë :


Reisebüro Prishtina –

https://www.flyrbp.com/

Pronar Gafur Aliu Prishtinë


Air Munich –

https://www.airmunich.eu/

Pronar Gazmend Vatovci Prishtinë dhe Minhen Gjermani


My Sky – https://www.flymysky.net/

Pronar Kujtim Beqiri Dortmund Gjermani


ULPIANA AVIATION SH.P.K. 11/04/2017 Pronar Yllzon Aliji i biri i Gafur Aliut e cila për momentin posedon kontratën me kompaninë Orange 2 fly.


Ndërsa kompania MYWINGS AVIATION SH.P.K e krijuar me 20/11/2019 Pronar Gafur Aliu dhe Gazmend Vatovci, ka lidhur kontratën me firmën e re “Air Mediterranee”../Gazeta Metro