Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë të ditur se e mirëpret votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë 365 milion euro si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.


“AKB e vlerëson si hap të vonuar të deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sot votuan këtë Projektligj pas tentimit të Qeverisë së Kosovës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal duke i rrezikuar edhe vet pagat e sektorit publik”, njofton AKB-ja.


Sipas tyre. ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, për te cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike qe po e shkatërrojnë ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.


“AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor”, përfundon njoftimi. /Zëri