Alaba, në radar të gjigantit anglez


Futboll


Gazeta Express

16/07/2020 17:40

Mbrojtësi i majtë austriak pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere dhe mund t’i bashkohet Pep Guardiolës në Manchester City

David
Alaba ka përfunduar në radarin e Manchester Cityt.

Për këtë siguron mediumi britanik “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Mbrojtësi
i majtë austriak pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere pasi
nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ai
ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2021, por pritet të lëvizë qysh
këtë verë.

Trajneri
Pep Guardiola e pëlqen futbollistin, të cilin dëshiron ta ketë në dispozicion
në “Etihad Stadium”.

Gjithashtu, interesim për 28 vjeçarin kanë shfaqur edhe klubet spanjolle, Barcelona dhe Real Madrid. /Gazeta Express/