Albian Ajeti, më i miri në Premiership


Futboll


Gazeta Express

20/09/2020 18:35

Albian Ajeti ka vazhduar me formën e lartë te skuadra e re, Celtic.

Futbollisti nga Kosova ka shënuar golin e
katërt në pesë paraqitje në Premiership, duke ndarë pozitën e top-golashënuesit
të ligës.

Të shtunën 23-vjeçari realizoi ndaj Livingstonit, në fitoren 3:2. Ajeti shënoi në minutën e 52-të.

Pos katër golave, Ajeti ka edhe një asistim në
ligën kryesore të Skocisë, me Celticun që i prin tabelës.

Ajeti u transferua te Celticu këtë verë, duke
nënshkruar kontratë katërvjeçare. Për të Celticu i pagoi West Hamit rreth pesë
milionë euro.

Pesë ndeshje, 200 minuta, 4 gola dhe një asist
– ai shënon gol çdo 40 minuta, statistika thjesht mbresëlënëse.