Modelja 22-vjeçare ka festuar 22-vjetorin e lindjes të dielën ku ka postuar edhe një fotografi me dy qentë e racës ‘Golden Retriver’ që besohen se janë qentë e Alexis Sanchez, shkruan lajmi.net.

Ajo kishte lënë një mbishkrim me të cilin i falënderoi fansat për urimet e ditëlindjeve ku thotë: Faleminderit për të gjithë dashurinë për ditëlindjen. 22 dhe akoma nuk mund t’i lidh dantellat e mia.

Ndërsa menjëherë pas publikimit të fotos me dy qenushët që besohen të jenë të kilianit, ndjekësit kishin reaguar duke thënë

“Humber & Atom?”

Një tjetër shtoi “Fuqia e parasë”

Ndërsa dikush shprehej thjesht: “Alexis është një kampion”. /Lajmi.net/