Vendi i propozuar për ndërtimin e stadiumit të klubit të David Beckhamit, Inter Miamit, është shumë më toksik sesa që ishte pritur, sipas një studimi të fundit. Niveli i ndotjes toksike paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve në atë vend.

Një studim i fundit e ka zbuluar problemet mjedisore në
lokacionin ku pritjet të ndërtohej stadiumi i Interit Miamit, klubit të ri të
ligës amerikane të futbollit. Për ndërtimin e këtij kompleksi ishte planifikuar
të shpenzohen rreth 1 miliard dollarë, transmeton Gazeta Express.

Klubi dhe qyteti janë duke negociuar marrëveshje për t’iu dhënë
leje ndërtimi për 99 vjet, për ta ndërtuar kompleksin ku përshihet një stadium
me 25 mijë ulëse, një hotel, zyre, qendër tregtare dhe fusha futbolli në kulmin
e parkingut.

Ky lokacion, ku gjenden disa fusha për golf në pronësi të
qytetit, është i ndotur me plehra nën bar, sipas analizave të bëra nga klubi të
cilat dëshmuan se niveli i ndotjes toksike është dyfish mbi limitin e lejuar.

“Kjo natyrisht që zgjon shqetësime të mëdha. Ne jemi të kënaqur
që e gjitha kjo situatë na shtyu ta testojmë lokacionin”, tha kryetari i
Miamit, Francis Suarez, në një intervistë të dhënë për Miami Herald.

“Siç është kuptuar, lokacioni ka nivel të madh ndotjeje toksike
sesa që është komercialisht e arsyeshme”.

Zyrtarët e Interit Miamit vlerësonin se pastrimi i këtij
lokacioni do t’i kushtonte rreth 35 milionë dollarë, mirëpo tani komuna beson
se ky projekt do t’u kushtojë mbi 50 milionë dollarë. /Gazeta Express/