Ancelotti: Zidane më ndryshoi


Instant


Gazeta Express

22/05/2020 20:00

Carlo Ancelotti ka treguar se si Zinedine Zidane ka ndikuar që italiani të ndryshojë idenë për futbollin.

Ancelotti
menaxhoi Juventusin mes viteve 1999 dhe 200 me pak sukses, i cili më pas te
Milani fitoi 2 trofe të UEFA Champions League.

Ancelotti
tregoi se sa shumë e ndihmoi atë Zidane si lojtar, që dikur ishte asistent i
tij dhe më pas zëvendësues te Reali me të cilin Madridi ka fituar mbi 10 trofe.

“Me
Zidanin, u mundova të ndryshoi sistemin e lojës”, tha trajneri i Evertonit për ky
Sports.

“Zidane
është lojtari i parë që më dha mundësi për të ndryshuar sistemin dhe të luaj në
një mënyrë tjetër”.

“Kështu
kur kisha Zidanin, në vitin e parë te Juventusi, luajta me sistemin 3-4-1-2, me
[Alessandro] Del Piero dhe [Filippo] Inzaghi në sulm dhe Zidanen pak prapa tyre”.

“Vitin
e dytë, luajta me katër mbrojtës, por mbajta dy sulmues përpara dhe me Zidanen
si numër 10”.

“Zidane
më ndryshoi idenë për futbollin, isha i fokusuar në 4-4-2, por e ndryshova pasi
në skuadër kisha Zidanen, doja ta vendosja në pozicionin më të mirë që të
ndihet më rehat në fushë”. /Gazeta Express/