Kosova kishte përkrahje të mjaftueshme të
tifozëve në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë si mysafire e Anglisë, të humbur me
rezultat 5:3.

Tifozët “Dardanë” mbanin edhe banerë të
ndryshëm në tribunën e tyre, përpos flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë,
raporton Gazeta Express.

Mirëpo, tifozët e Kosovës nuk janë lejuar nga
sigurimi i ndeshjes ta fusin në stadium një baner për arsye tash për tash të
panjohura.

“Ne do ta veshim lulëkuqen tuaj me krenari, por
kemi ardhur për 3 pikët”, shkruhej në banerin e “Dardanëve” që u ndal në hyrje
të stadiumit.

Tifozët e Kosovës ishin shumë miqësorë me
anglezët për të cilët shprehnin mirënjohje për kontributin që Anglia e ka dhënë
rreth çlirimit të Kosovës dhe shtetndërtimit. /GazetaExpress/