Kur bëhet fjalë për Kombëtaren e Kosovës, tifozët nuk kursejnë parat e tyre edhe nëse biletat janë me vlerë të lartë.

Anglia dhe Kosova u takuan mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’, duel ky që u mbyll me rezultatin përfundimtar në 5:3, shkruan GazetaBlic.

Tifozët ‘Dardan’ udhëtuan për në stadiumin ‘St Mary’s’ për t’i përcjellë nga afër djelmoshat e Challaneds.

Njëri prej tifozëve që ishte prezent në stadium ishte edhe Tomorr Kurshumliu nga grupi muzikorë ‘Gjurmët’, i cili tha se këto janë momente që nuk paguhem me kurrgjë.

Pra, Kurshumliu pagoi rreth 134 euro për një biletë të vetme.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje nga redaksia:

“M’a ka kujtue ajo rekllamë e Master Card… Rruga për Southampton £60.00; Biletat për ndeshje £120.00, Ndjenja e të qenunit në atë moment në stadion kur shenuem e gëzimi i Malit… nji gjâ qi s’ka çmim. Janë momente qi s’paguhem me kurgjo… për krejtë tjerat asht Master/ Card!