Ankesa e Ronaldos për fushën e “fermerëve”, sfidë që ndryshoi historinë e Realit!


Sport


Gazeta Express

26/03/2020 20:59

Nga humbja mund të përfitojë shumë një skuadër.

Rasti
më i mirë është Real Madridi.


janar të vitit 2016, Real Madridi i Rafa Benitez barazoi 2-2 me Valencian, për
Realin ishte si humbje dhe shtyri drejtuesit e Los Blancos ta shkarkojnë
ish-trajnerin e Chelsea, Inter e Liverpool.

Gary
Neville, atë kohë trajner i Valencias, ka treguar se si nuk e kishin ujitur
aspak fushën, për të cilën Cristiano Ronaldo kishte thënë “fushë e fermerëve”,
i zemëruar pas barazimit 2-2.

“Barazimi
2-2 me Real Madridin ku gati fituam, ka qenë një natë fantastike. Benitez ishte
trajner dhe më pas u shkarkuar, ishte ndeshja e fundit për të”, u shpreh
Neville.

“Më
kujtohet se si e përgatitëm ndeshjen, nuk ujitëm fushën që topi mos të mos lëvizë
aq shpejt me shpresën për t’i ngadalësuar Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale”.

“Ishte
gati si një fushë e një fermeri”.

“Ronaldo
erdhi pas ndeshjes te unë dhe më tha ‘është turp, priteni barin’ – i thash
‘s’ka asnjë shans”.

Sido
që të jetë, edhe pse Reali u ndal dhe u kritikua shumë, madje mediat katalunase
nisën raportimin për fundin e një epoke, ndodhi krejtësisht e kundërta.

Pas
atij barazimi, Reali shkarkoi Benitezin dhe emëroi Zinedine Zidanen.

Me të
në stol, Reali fitoi pas 5 muajsh Ligën e Kampionëve ndërsa triumfoi tre herë
me radhë në këtë garë, duke shkruar historinë.


total Zidane fitoi 9 trofe për 2 vite e gjysmë, duke ndryshuar historinë e
klubit, prandaj ai barazim 2-2 me Valencian ndryshoi Madridin që sot ka 13
trofe të UEFA Champions League. /Gazeta Express/