Festivali që vitet e fundit është rikthyer në traditë në vend, është anuluar për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë u konfirmua nga faqja zyrtare e këtij festivali, ku thonë se me keqardhje njoftojnë se janë detyruar ta anulojnë “Sunny Hill” për këtë vit.

“Me zemër të rënduar duhet të ju konfirmojmë se Sunny Hill Festival 2020 nuk do të zhvillohet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paparë të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komunitetit të përgjithshëm të festivalit është me shumë rëndësi për të gjithë ne”, thuhet ndër të tjera në njftim.

Por, organizatorët njoftojnë se festivali do të vazhdojë në gusht të vitit të ardhshëm, ku do të marrin pjesë emra të njohur.

“Tashmë ne mezi presim të takohemi përsëri në gusht 2021 me shumë gjëra të mëdha që na presin përpara. Vendndodhja e re, artistët më të mirë, fushat më të mëdha dhe zonat e argëtimit, amfiteatri i ri natyror…”, vazhdon njoftimi.

Në përfundim, organizatorët e “Sunny Hill Festival” bëjnë thirrje për kujdes dhe për t’i ndjekur këshillat e autoriteteve shëndetësore gjatë gjithë kohës. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

Our dearest friends, It is with a heavy heart that we must confirm that Sunny Hill Festival 2020 will not take place this August, due to the unprecedented global health crisis caused by Covid-19. The health and safety of festival-goers, our staff, partners, our artists, friends and the overall festival community is of utmost importance for all of us. We are already looking forward to meeting again in August 2021 with many great things waiting for us ahead. New location, best artist line-up, bigger stage & chilling areas, new natural amphitheater and lakeside camping, just to name a few. While we are saddened not to celebrate this summer together, we can't wait to meet again in 2021. Until then, please take care of yourself and each other by following the advice of health authorities all the time. Much love, Sunny Hill Festival team

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on May 22, 2020 at 10:24am PDT