Apple ka lëshuar një tipar të gjurmimit të kontaktit në azhurnimin më të fundit të sistemit të tij operativ iPhone, raporton ZDNet, transmeton lajmi.net.

Tipari i njoftimit për ekspozimin Covid është përfshirë në iOS 13.5 si pjesë e partneritetit të Apple me Google, zhvilluesi tjetër i madh i sistemit të funksionimit të telefonisë celulare, për të ndërtuar infrastrukturën e gjetjes së kontakteve në programin e tyre.

Sipas ZDNet, programi do t’u ofrojë autoriteteve shëndetësore një mënyrë për të ndërtuar aplikacione që mund të paralajmërojnë njerëzit që përdoruesit kanë rënë në kontakt me të nëse ata testojnë pozitivë për koronavirusin, duke ruajtur anonimitetin e tyre, transmeton lajmi.net.

Një opsion për të aktivizuar dhe çaktivizuar funksionin mund të gjendet në cilësimet e sistemit të ri, por nuk do të funksionojë derisa përdoruesit të instalojnë një aplikacion të aprovuar të krijuar nga një autoritet i shëndetit publik. /Lajmi.net/