Modele më të përballueshme si iPhone XR dhe iPhone 11 nuk janë saktësisht ato që shumë do t’i konsideronin “të lira”.

Sidoqoftë, iPhone SE 2 i ardhshëm i Apple (i referuar edhe si iPhone 9) mund të futet vërtet në kategorinë e telefonave të lirë, përcjell K.J.

Kjo është sipas një raporti nga Fast Company i cili pretendon se modeli i ardhshëm i përfolur mund të jetë me çmim prej 399 dollarë.

Ndërsa është ende pak më e shtrenjtë se shumë modele buxhetore, konsiderohet të jetë e lirë për standardet e Apple.