Arbenita Ismajlin dhe Feron i ndau pandemia, ngase po qëndrojnë larg njëri-tjetrit gjatë kësaj periudhe, shkruan lajmi.net.

Si reperi ashtu edhe modelja, kohë pas kohe ndajnë imazhe pranë njëri-tjetrit, duke treguar haptas mallin që po ndiejnë.

Së fundi, Arbenita publikoi një foto në përqafim të Feros në pishinë, duke thënë se po i mungon ai.

“Përmendni personin që po ju mungon tani”, ka shkruar ajo sipër fotografisë, ndërsa nuk mungoi as komenti i Feros. /Lajmi.net/