Gazeta Express sot ka raportuar se zëvendës
sekretari i FFK-së, Arijanit Ahmeti, po përkrahet nga figura politike, për ta
marrë drejtimin e FFK-së, duke kërkuar që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt e jo
në vitin 2022 siç pretendon kryetari aktual Agim Ademi.

Për këtë punë, Arijanit Ahmeti kishte
thënë se Adem Grabovcin e ka bashkëfshatar dhe se nuk është duke u përkrahur
nga politika.

“Adem Grabovcin e kam nga fshati im.
Nuk jam me asnjë parti. Njëherë thoshin se jam i LDK-së, pastaj i AAK-së,
ndërsa tash i PDK-së. Vetëm me Listën “Srpska” nuk më kanë bërë akoma. S’kam të
bëjë me politikë”, tha ai për Gazeta Express.

Në anën tjetër gazeta ka kontaktuar
Adem Grabovcin i cili tha se nuk e njeh Arijanit Ahmetin.

“Nuk kam lidhje me sport. Mund të flas
për skijim apo not, por as idenë nuk e kam se çka po ndodh në FFK. Nuk e di as
kush është, as kush po donë me u bë, as kur ka zgjedhje dhe asgjë”, tha
Grabovci i cili u pyet nga  Express se a
e njeh Arianit Ahmetin.

Gazeta Metro e ka publiku një foto ku hiq më larg se sot, sipas Metros Ahmeti ka qenë në një restorant që është përballë FFK-së.