Arrihet marrëveshja, Sane kalon në Bayern për 60 milionë euro


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 20:47

Anësori i Manchester City, Leroy Sane, do t’i bashkohet gjigantit gjerman Bayern Munich, pasi këto dy klube ranë në ujdi për të për një shumë prej 60 milionë euro.

Kampioni gjerman do t’ia paguajë gjigantit anglez
një shumë fillestare prej 49 milionë euro për përfaqësuesin gjerman, ndërsa 11
milionë euro të tjera në bazë të paraqitjeve të tij, transmeton Gazeta Express.

Po ashtu, City do t’i fitojë 10 për qind të
parave nga shitja e tij e mundshme në të ardhmen.

 Sane, i
cili kishte vetëm edhe një vjet kontratë me klubin nga Mançesteri, do të udhëtojë
drejt Munihut në 24 orët e ardhshme, për të nënshkruar kontratë me Bayernin dhe
nuk pritet të luajë më për City këtë sezon.

Ai do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me
Bayernin dhe besohet se do të ketë pagë të majme vjetore, plot 22 milionë euro,
më shumë seç ishte i gatshëm t’i ofronte City.

/Gazeta Express./