Këngëtari Muhamet Sejdiu së bashku me bashkëshorten e tij ishin të prekur me virusin Covid-19, shkruan lajmi.net.

Ata arritën ta mposhtin këtë virus i cili ka marrë shumë jetë njerëzish.

Pas kësaj, këngëtari ka publikuar një projekt muzikor si shenjë falënderimi për Zotin e stafin mjekësor që u kujdesën për të.

Edhe derisa ishte në Infektivë, Muhameti është treguar shumë i afërt me publikun, kështu deklarohej për gjendjen e saj nga spitali.

E sot kur arriti ta mposhtë virusin po e shijon çdo ditë krah familjes së tij. Para disa minutash e ka publikuar një foto ku shihet me gruan dhe djemtë./Lajmi.net/