Arsenali i gatshëm t’ia rrëmbejë Torresin Manchester Unitedit


Futboll


Gazeta Express

18/10/2020 11:04

Arsenali është i gatshëm të futet në një betejë jashtë fushës së lojës me rivalin e përhershëm, Manchester United.

Topçinjtë po planifikojnë t’ia rrëmbejnë djajve të kuq yllin
e Villarrealit, Pau Torres, sipas The Sun, përcjell Gazeta Express.

Unitedi e ka përgatitur një ofertë prej rreth 40 milionë
eurosh për mbrojtësin 23-vjeçar dhe pritet të bëjnë ofertë për të sapo të hapet
afati kalimtar i janarit.

Arsenali – i cili është në kërkim të një mbrojtësi – do të përpiqet t’ia rrëmbejë Torresin Unitedit kur të hapet afati kalimtar i dimrit.