Në një bisedë me Kristen Bell, për Elle, Ashley Graham tregon për mënyrën sesi lindja e fëmijës dhe shtatzënia ndyshuan marrëdhënien me trupin e saj. Graham lindi fëmijën e saj të parë, Isaac, në janar me bashkëshortin, Justin Ervin.

“Kur mbeta shtatzënë, më duhej të rimendoja marrëdhënien time me trupin tim, me këtë krijesë brenda meje. Po fitoja peshë aq shpejt, transmeton lapsi. Pastaj, të merrja strija në stomak, kjo për mua ishte si, “O Zot! Nuk mund ta besoj që ka ndodhur”, u shpreh Graham. Më pas, ajo vazhdon: “Në fillim u ndjeva e shkatërruar, por pastaj, kur takova Isaac, thashë: “Jo, kjo është pikërisht ajo për të cilën çdo grua flet prej shekujsh. Kjo nuk është vetëm një plagë beteje. Është diçka që më ka ndryshuar jetën përgjithmonë dhe unë do ta festoj trupin tim të ri.” Graham foli gjithashtu për komunitetin e njerëzve me ngjyrë, duke shpresuar për një të ardhme më të mirë për djalin e saj. “Vendi ynë është në dhimbje. George Floyd, Breonna Taylor, Ahmaud Arbery dhe familjet e tyre merituan më mirë. Të gjithë njerëzit e këtij komuniteti, zëri i të cilëve është injoruar për shumë kohë, meritojnë më mirë. Djali im, Isaac është vetëm disa muajsh, por javët e kaluara kanë ngjallur biseda të thella në familjen tonë rreth pabarazive me të cilat përballet komuniteti i njerëzve me ngjyrë dhe çfarë do të thotë të jesh një njeri me ngjyrë në Amerikë. Unë dua që ai të rritet në një botë, ku drejtësia ekziston për të gjithë dhe askush nuk është i diskriminuar për shkak të ngjyrës së lëkurës.”