Ish-presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar piktoren Zake Prelvukaj në atelien e saj, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga shkroi fjalë të mëdha për Zaken, duke e cilësuar atë thesar.

Ish-presidentja thotë se Zakja nëpërmjet piktorës sjell revolucion në artin kosovar dhe e promovon fuqishëm atë në botë.

“Në atelien e Zake Prelvukaj sot i kënaqa sytë dhe mendjen!

Zakja, kjo artiste e jashtëzakonshme e cila nëpërmjet pikturës sjellë revolucion në artin kosovar dhe e promovon atë fuqishëm nëpër botë duke u bërë pjesë e shumë ekspozitave anembanë.
Kosova ka kaq shumë thesar, e ata/ato janë persona si Zakja e shumë të tjerë!”, janë fjalët e Jahjagës. /Lajmi.net/