Kombëtarja U21 e Shqipërisë do të luajë sot në orën 16:00 ndeshjen e katërt eliminatore të Europianit 2012, përballë Austrisë në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Kuqezinjtë e Alban Bushit kanë sot “trenin e fundit” për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim, pasi në ndeshjet e mëparshme kanë marrë dy barazime dhe një humbje, duke qenë në kuotën e 2 pikëve.

Sot në Durrës vetëm fitorja rikthen në garë 21-vjeçarët, për të shpresuar për kualifikim, teksa çdo rezultat tjetër minimizon shanset e tyre për të pretenduar një kualifikim të mundshëm.