Ava Max sot feston ditëlindjen këngëtarja ka mbushur 26 vite jetë për çka ka pranuar urime të shumta nga fansat dhe të afërmit e saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka ndarë një video si shenjë falënderimi, ku shkruan “Është ditëlindja ime, dhe po e ndjej dashurinë e të gjithëve, jam shumë mirënjohëse për fansat, familjen dhe gjithë njerëzve që më rrethojnë”.

Ndryshe, këngëtarja e cila ende është në fillet e karrierës, suksesin më të madh e ka arritur dy vitet e fundit me këngët e saj ‘So am I’ dhe ‘Sweet but psycho’. /Lajmi.net/