Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka thënë se ndaj Qeverisë së re do të jenë më të zëshëm dhe kritik.


“Ne do të jemi edhe më të zëshëm, sepse zërin tonë po e fuqizon organizimi ynë sindikale. Nuk do t’ia falim as edhe një minutë askujt, nuk i kemi falur as në të kaluarën por edhe as në të ardhmen”.


“Për ne nuk është e rëndësishme kush vjen apo kush shkon nga Qeveria, për ne primare është që kërkesat ligjore të cilat i takojnë punëtorit të sektorit privat duhet t’i jepen, sepse përndryshe është koha e vlimeve”.


Ai ka deklaruar se rritja e pagës minimale duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re.


“Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës, çdoherë e ka një projekt që qeverisë së re ia ofron, ne mendojmë që si prioritet i prioriteteve është paga minimale “, ka thënë Azemi në një intervistë për EO.