Gareth
Bale duhet të konsiderojë transferimin në Manchester United ose Tottenham, thotë
Dimitar Berbatov.

Sipas
tij, është e qartë se “diçka nuk është në rregull” me të në Real Madrid.

Gjysma
e sezonit pothuajse ka shkuar, ndërsa Bale ka luajtur vetëm 15 ndeshje dhe ka
shënuar 3 gola.

Manchester
United e Tottenham raportohet se interesohen për 30-vjeçarin dhe sipas
Berbatov, ai duhet të vendosë nëse do të qëndrojë ose largohet nga “Santiago
Bernabeu”.

“Jam
i sigurt se Reali ka staf mjekësor të mirë, por lojtarët duhet të njohin trupin
e tyre dhe nëse është e nevojshme, duhet të stërviten në mënyra të ndryshme. Ta
shohësh duke u lënduar kaq shpesh, tregon se diçka nuk shkon. Jam i sigurt se
Bale është i frustruar gjithashtu sepse si lojtar, ju nuk doni të humbisni një
ndeshje apo stërvitje, edhe kur luani keq”, u shpreh Berbatov.

“Më
pëlqen ta shikoj Balen duke luajtur, dua që të jetë i shëndetshëm. Nëse ai dëshiron
të qëndrojë në Madrid, do të doja ta bëjë, por nëse dëshiron të largohet, do të
doja që të kthehet te Tottenham ose të shkojë te Man United”. /Gazeta Express/