Banka Botërore miratoi një financim prej 15 milionë eurosh kredi për Shqipërinë si mbështetje në luftën kundër COVID-19. Financimi do të përdoret për të forcuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të mbrojtur jetën e grupeve më të rrezikuara nga virusi.

Projekti do të trajnojë stafin mjekësor për të parandaluar infektimet mes tyre. Fondi do të përdoret për të shtuar testimet në popullsi, të siguruar furnizime për të forcuar mbikëqyrjen dhe gjurmimin e kontaktit, për të investuar në kujdesin shëndetësor dhe pajisjet laboratorike dhe pajisjet mbrojtëse personale të mjekëve, të rritur numrin e shtretërve të kujdesit intensiv dhe forcimin e aftësive për të vlerësuar dhe modifikuar kërkesat për distancën fizike.

Sakaq, Shqipëria ka hyrë në fazën komplekse të rihapjes së ekonomisë së saj, projekti do të ndihmojë gjithashtu në intensifikimin e komunikimeve me publikun.

“Banka Botërore qëndron me popullin e Shqipërisë gjatë kësaj krize të paparë. Unë do të doja të theksoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të stafit mjekësor në Shqipëri për të shpëtuar jetën e njerëzve dhe inkurajuar fuqimisht qytetarët që të ndjekin në mënyrë rigoroze distancimin shoqëror dhe masat e tjera kufizuese që synojnë minimizimin e ndikimit të pandemisë “, tha Maryam Salim, Menaxhere e Bankës Botërore për Shqipërinë.