Asociacioni Zhvillimor Ndërkombëtar, pjesë e Bankës Botërore, më datë 20 maj 2020 ka aprovuar kredinë prej 46 milionë eurosh për “Projektin e Emergjencës COVID-19” në Kosovë.


Ministria e Financave ka njoftuar se mjetet financiare do të destinohen në parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj kërcënimit të paraqitur nga COVID-19, duke mundësuar ndër të tjera, prokurimin e pajisjeve mjekësore, si dhe forcimin e sistemit shëndetësor publik duke i rritur kapacitetet e testimit dhe zgjerimin e kapaciteteve të Klinikës së Sëmundjeve Infektive.


“Për më tepër, në kuadër të kësaj kredie, do të mbështeten skemat e ndihmave sociale dhe amvisëritë sipas Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MFT-së.


Kjo ministri tha se “Projekti i Emergjencës COVID-19” është arritur pas një bashkëpunimi të ngushtë mes tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë në njërën anë dhe Bankën Botërore në anën tjetër. /Zëri