Barcelona befason me interesimin për futbollistin e Man City


Instant


Gazeta Express

04/07/2020 12:30

Barcelona e do Garcian.

Barcelona është në
bisedime për ta transferuar qendër mbrojtësin Eric Garcia nga Manchester City,
raporton Sport.

Garcia është rritur
në La Masia para se të shkojë te City i Pep Guardiolës, por me kontratën që I skadon
në vitin 2021, atij mund t’i lejohet që të rikthehet në Camp Nou këtë verë.

19-vjecari ka
zhvilluar 13 ndeshje me Cityn këtë edicion. /Gazeta Express/