Barcelona dhe Chelsea, betejë për Telles


Futboll


Gazeta Express

23/03/2020 8:56

Barcelona dhe Chelsea pritet të garojnë në tregun e transferimeve për mbrojtësin e majtë të Portos, Alex Telles, sipas Sport.

Telles mund të përfundojë në Barcelonë apo
Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse në të kaluarën ka ngurruar ta shesë
27-vjeçarin, Porto mund të ndryshojë mendje këtë verë sepse braziliani ka
refuzuar ta zgjasë kontratën me klubin deri tani.

Kontrata aktuale i Telles me Porton mbaron vitin
e ardhshëm, prandaj klubi portugez mund të vendosë ta shesë tani në mënyrë që të
mos e humbasë pa asnjë qindarkë verën e ardhshme.

Kjo i ka alarmuar Barçën dhe Chelsean, të
cilat kanë nevojë për t’i përforcuar krahët e majtë të mbrojtës. /Gazeta
Express/