Barcelona dhe Juventusi në garë të nxehtë për “Pogban e ri”


Futboll


Gazeta Express

27/10/2020 10:11

Barcelona dhe Juventusi pritet të futen në një betejë të nxehtë jashtë fushe, në tregun e transferimeve, gjatë afatit kalimtar të dimrit sepse të dyja e synojnë talentin holandez, Ryan Gravenberch, i cili është kopje e Paul Pogbas së Manchester Unitedit.

Juventusi dhe Barcelona nuk do të luftojë vetëm për pikë të
mërkurën në Ligën e Kampionëve, por edhe për një futbollist të vlerësuar lart,
transmeton Gazeta Express.

Sipas Mundo Deportivos, gazetës katalonase që ka lidhje të
ngushta me Barçën, drejtuesit e klubit e pëlqejnë shumë dhe e vlerësojnë lart
mesfushorin holandez Gravenberch.

Ai është vetëm 18-vjeçar dhe është 1.90 i gjatë.

Ai nuk duket të kushtojë më shumë se 20 apo 25 milionë euro
dhe do të bëhej holandezi i tretë që i bashkohet Barcelonës pas Frenkie de Jong
dhe Sergino Dest në vitet e fundit.

Por gjiganti katalonas do të përballet me konkurrencë të
fortë nga Juventusi dhe duke parë që 18-vjeçari përfaqësohet nga menaxheri Mino
Raiola, kampioni mund të ketë përparësi për shkak të marrëdhënieve të mira që i
ka me këtë të fundit.

/Gazeta Express/