Para 18 muajve,
Barcelona kishte qenë skuadra më e mirë në Evropë në aspektin defansiv. Në
prill të vitit 2018, Barcelona kishte pranuar më së paku gola në La Liga dhe në
Ligën e Kampionëve. Por, tani, situata ka ndryshuar.

Pavarësisht se kush ka qenë trajner – Pep Guardiola, Luis Enrique
apo Ernesto Valverde – Barcelona ka qenë gjithmonë e njohur për cilësinë në fazën
e sulmit, me lojtarë si Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar, David Villa dhe
Pedro, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, tani, 35 skuadra në ligat e mëdha të Evropës kanë
pranuar më pak gola se Barcelona këtë sezon.

Në La Liga, skuadra e Valverdes tashmë i ka humbur tri
ndeshje – po aq sa sezonin e kaluar – dhe e kanë barazuar një tjetër. Marca
shkruan se ka disa faktorë të ndryshëm që e sqarojnë këtë situatë.

Vija e mbrojtjes e Barcelonës nuk është e vetmja që duhet të
fajësohet. Problemi qëndron te 11 lojtarët në fushë dhe presioni, ose mungesa e
tij, që vjen nga sulmuesit dhe mesfushorët.

Në fazën e mbrojtjes, Gerard Pique s’ka qenë në formën e tij
më të mirë. Ai tashmë është ndëshkuar me nëntë kartonë të verdhë në të gjitha
garat këtë sezon.

Por, Barcelona ka probleme edhe në dy krahët e mbrojtjes.
Junior Firpe s’i ka arritur pritshmëritë e krijuara për të, kur e zëvendëson
Jordi Alban.

Valverde duhet t’i zgjidhë këto probleme të fazës së
mbrojtjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Katalonasit i kanë marrë
mesatarisht 1.27 gola në ndeshje – një statistikë shumë më e lartë sesa në
sezonet paraprake.

Për shembull, ata pranuan mesatarisht 0.55 gola në ndeshjet
në dy sezonet kur e fituan për herë të fundit titullin e Ligës së Kampionëve.
/Gazeta Express/