Barcelona e pret Atletico Madridin në një ndeshje vendimtare për titull, formacionet


Futboll


Gazeta Express

30/06/2020 21:14

Barcelona është nikoqir i Atletico Madridit sonte në Camp Nou, në një takim që pritet të jetë vendimtar për shpresat e katalonasëve në garë për titull në La Liga këtë sezon.

Ndeshja e sotme në Katalonjë, që nis në orën
22:00, do të jetë jetike për gjasat e skuadrës së Quique Setien për ta mbrojtur
titullin në ligë, raporton Gazeta Express.

Kjo pasi rivali Real Madrid e ka krijuar një epërsi
prej dy pikëve në krye të renditjes në La Liga, kur kanë mbetur vetëm edhe
gjashtë ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Barça vjen nga një barazim tronditës 2:2 ndaj
Celta Vigos në fundjavë, është e vetëdijshme se një lëshim pikësh i dytë do t’ia
shuajë shpresat për titull.

Setien ka bërë ndryshime në formacionin e sotëm
dhe do të luajë 4-4-2, në vend të 4-3-3, me Lionel Messin dhe Luis Suarezin në
sulm.

Ai ka befasuar duke e futur nga fillimi
mesfushorin e ri Puig, i cili do të ndihmohet nga Ivan Rakitic, Arturo Vidal
dhe Sergio Busquets.

Ndërkohë, Atletico që tashmë i ka humbur
gjasat për titull, po lufton për ta siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve
sezonin e ardhshëm nga pozita e tretë.

Formacionet zyrtare:

Barcelona:

Atletico: