Barcelona prezanton përforcimin e ri


Sport


Gazeta Express

27/07/2020 22:03

Barcelona ka filluar të mendojë për sezonin
e ri por jo vetëm

Ata sot kanë transferuar talentin brazilian
Gustavo Maia nga Sao Paulo.

Sipas mediave, ata kanë blerë sulmuesin për
shumën 4.5 milionë euro edhe pse më parë është thënë që kartoni i tij vlen më
shumë.

Për shërbimet e sulmuesit 19 vjeçar kishte të
interesuar edhe skuadra të tjera, sidomos Atletico Madrid dhe Liverpool.

Besohet se Maia do të luajë me Barcelona B
sezonin e ardhshëm. /GazetaExpress/