Barcelona vendos ta shkarkojë trajnerin

http://www.gazetaexpress.com/

http://www.gazetaexpress.com/

Gazeta Express

29/06/2020 11:34

Barcelona është e përgatitur për ta shkarkuar trajnerin Quique Setien, nëse rezultatet nuk përmirësohen në mënyrë drastike dhe skuadra s’e fiton titullin në La Liga dhe trofeun në Ligën e Kampionëve.

Trajneri veteran, i cili e zëvendësoi trajnerin
e shkarkuar Ernesto Valverden në janar, e ka humbur besimin e lojtarëve të Barçës,
por as bordi i klubit nuk është i kënaqur me punën e tij kohëve të fundit,
transmeton Gazeta Express.

Goal.com mëson se Setien do të shkarkohet në
verë, nëse skuadra e tij nuk bën diçka të jashtëzakonshme deri në përfundim të
sezonit 2019/20.

Ish-trajneri i Real Betisit nënshkroi kontratë
dyvjeçare e gjysmë me Barçën në janar, por siç qëndrojnë gjërat ai nuk do të
jetë në gjendje ta drejtojë skuadrën deri në përfundim të saj.

Pushteti i lojtarit në Barcelonë është i
fuqishëm – i udhëhequr nga yje si Lionel Messi dhe Gerard Pique – dhe zhveshtorja
ia ka kthyer shpinën Setienit për shkak të hutisë rreth taktikave të tij dhe të
pakënaqësisë me komentet e tij në media.

Por ka një rrugë të vetme përmes të cilës
Setien mund ta shpëtojë punën e vet, fitimin e titullin në ligë dhe triumfin në
Ligën e Kampionëve.

Barcelona është dy pikë prapa liderit dhe
rivalit, Real Madrid, në renditjen e La Ligës, kur kanë mbetur edhe gjashtë
ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Ndërkohë, në Ligën e Kampionëve, Barça do të përballet
me Napolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në gusht, pasi në ndeshjen e
parë barazoi 1:1 në Itali, para se sezoni të pezullohej shkaku i pandemisë koronavirus.

Xavi – një legjendë në Camp Nou – e ka pranuar
se është duke u përgatitur për ta udhëhequr Barcelonën dhe nëse Setien shkarkohet,
atëherë 40-vjeçari pritet ta zërë vendin e tij. /Gazeta Express/