Trajneri llapjan Tahir Batatina, ka thënë se
skuadra e tij ishte më e mirë, por fusha i pengoi në realizimin e objektivit.

Llapi nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një
barazim në fushën e Dukagjinit në Klinë duke luajtur pa gola 0:0.

Trajneri llapjan Tahir Batatina, ka thënë se
skuadra e tij ishte më e mirë, por fusha i pengoi në realizimin e objektivit.

“Kishim përgatitur ndeshjen që ta mbyllnim
brenda 45 minutave të parë. Krijuam shumë raste shënimi në pjesën e parë dhe në
bazë të asaj që u pa në fushë rezultati duhej të ishte 4:0 në favorin tonë.
Megjithatë edhe fusha na i vështirësoi punët, pasi që në këtë terren është e
pamundshme të luash futboll. Sidoqoftë ne do të përgatitemi për ndeshjet e
radhës, pasi që ka ende shumë ndeshje për tu luajtur”, ka thënë Batatina për
supersport.

Sido që të jetë, Batatina beson se pas këtij
barazimi skuadra do të arrijë pozitën e dytë dhe të dalë në Evropë.