Bayern Munich i propozon Man City-t shkëmbimin Alaba-Sane

Bayern Munich është duke bërë përpjekje të vazhdueshme ta transferojë Leroy Sanen nga Manchester City, duke provuar çdo mënyrë dhe tani edhe atë të shkëmbimit.
Sipas gazetës gjermane Bild, Bayerni i ka propozuar
kampionit anglez një shkëmbim kokë me kokë David Alaba-Leroy Sane, transmeton
Gazeta Express.
Kampioni i Bundesligës vazhdon të jetë i etur
për ta pasur në skuadrën anësorin e Kombëtares gjermane dhe për këtë është në
gjendje t’i ndajë rrugët me austriakun që vlerësohet lart.
Megjithatë, thuhet se mbrojtësi i majtë nuk dëshiron
të larë Bayernin për Manchester City-n.
Kjo praktikisht do ta bënte të pamundur
transferimin e Sane në Bayern përmes shkëmbimit. /Gazeta Express/