Bella Hadid është ndër fytyrat më të suksesshme të botës së modelimit, kështu duke u bërë figura kryesore e shumë revistave apo markave prestigjioze, shkruan lajmi.net.

Ajo është aktive në rrjete sociale prej ku edhe rri në kontakt me ndjekësit e saj mjaft shpesh.

Së fundmi modelja ka postuar disa fotografi nga viti 2018 kur pozoi për  revistën “POP” e cila u përfol mjaft shumë dhe duket se gjatë atij fotosesioni ajo kishte lënduar këmbët pasi i duhej të pozonte dhe mbante peshën e saj në pozita të çuditshme.

Modelja tregoi se ajo gjithashtu kishte lënduar të dyja këmbët gjatë këtij seti fotografik.

“Kisha 2 nyjet e këmbës të lënduara”, shkroi Bella krahas fotografive të publikuara./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella (@bellahadid)