Prishtinë – Drejtori i AAC-së, z.Eset Berisha po merr  pjesë në konferencën e shtatë të bashkëpunimit ndërkombëtarë të organizuar nga Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit, e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Në këtë konferencë të organizuar nga EASA marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të aviacionit dhe ekspert të fushave të ndryshme të aviacionit nga shtetet e ndryshme të të gjitha kontinenteve.

Me këtë rast drejtori Berisha takoi drejtorin ekzekutiv të EASA z. Patrick Ky, të cilin e njoftoi për zhvillimet pozitive të aviacionit civil në vendin tonë dhe për hapat e ndërmarrë për normalizimin e hapësirës ajrore. Drejtori i EASA z. Ky, vlerësoi sigurinë e aviacionit civil dhe theksoi gatishmërinë për përkrahje të institucioneve aeronautike të vendit tonë.

 

The post Berisha i AAC-së takoi drejtorin ekzekutiv të EASA-s, Partick Ky appeared first on Epoka e Re.