Beyonce ka ndarë fotografi të reja për të promovuar bashkëpunimin e ri “Ivy Park x Adidas”, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Artistja 39-vjeçare pozoi e veshur me kostum të bardhë dimëror dhe pantallona bore, për koleksionin e tretë të saj.

Ajo kishte ndarë flokët në mes, ndërsa dukej për mrekulli në veshje sportive.

Nën pantallonat e bardhë, ajo veshi një bodysuit, ndërsa pozoi me kostum gjysmë të zhveshur në një prej fotografive.

Beyonce vendosi zingjir diamanti në qafë, kurse kishte vendosur një palë syze dielli në fytyrë.

Kampanja e saj e fundit “theu” rrjetin, kur këngëtarja shfaqi fizikun e përsosur në kostum të ngushtë, duke fokusuar të pasmet.

Beyoncé themeloi linjën e veshjeve Ivy Park më 2016, me të cilën ajo menaxhon dhe operon përmes kompanisë së saj të menaxhimit, Parkwood Entertainment. /Lajmi.net/