U planifikua që filmi i Marvel të fillonte xhirimet në mars të vitit 2021, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Por për shkak të vdekjes tragjike të aktorit  kryesor Chadwick Boseman, u vonuan planet ndërsa kasta dhe ekipi i saj nuk ishin të gatshëm për këtë.Sipas The Hollywood Reporter, duke cituar burime të shumta, “Black Panther 2” do të xhirojë në Atlanta deri në gjashtë muaj me Ryan Coogler përsëri si drejtues.

Letitia Wright, Lupita Nyong’o, Winston Duke dhe Angela Bassett thuhet se të gjithë janë gati të përsërisin rolet e tyre dhe ylli i Netflix “Narcos”, Tenoch Huerta, raportohet se është në bisedime për të luajtur një antagonist të ri.

Producentja ekzekutive e “Black Panther, Victoria Alonso më parë konfirmoi deklaratën e CGI për gazetën argjentinase Clarín./Lajmi.net/