Lajm bombastik nga Spanja, Marcelo Brozovic te rivalët e përjetshëm të Interit.

Bisedimet mes Marcelo Brozovic dhe Interit për rinovimin e kontratës kanë ngecur.

Kontrata aktuale e kroatit skadon në vitin 2022 dhe në fund të sezonit mund të largohet nga Meazza nëse nuk arrihet marrëveshja.

Portali spanjoll Todo Fichajes, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan kërkon të përfitojë nga kjo situatë dhe se Rosonerët do të tentojnë transferimin e tij në verë.

Te Milan e shohin Brozovicin si një përforcim ideal për vijën e mesfushës dhe janë të gatshëm tia plotësojnë kërkesat financiare, shkruan Todo Fichajes.

Mirëpo vështirë se Inter do ta shesë Brozovicin te rivalët e tyre të përjetshëm.