Andre Silva rikthehet në Serie A, mirëpo tek rivalët e Milanit!

Andre Silva ka gjetur formën e duhur te Eintracht Frankfurti duke shënuar 19 gola këtë sezon.

Falë formës që po kalon, Silva ka përfunduar përsëri në shënjestrën e gjigantëve europian.

Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Juventus synon transferimin e portugezit në merkaton e verës.

Portugezi u largua nga Milani për tre milionë euro, ndërsa vlera e tij aktuale është 40 milionë euro, shifër të cilën Biankonerët janë të gatshëm ta paguajnë.