Luis Alberto largohet nga Lazio, por jo nga Serie A.

Mediat italiane kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Luis Alberto mund ta vazhdojë karrierën tek rivalët e Lazios.

Interesim për shërbimet e 28-vjeçarit ka shfaqur Milani. Rosonerët e shohin spanjollin si zëvendësuesin ideal të Calhanoglut.

Luis Alberto ka shënuar shtatë gola këtë sezon në 24 ndeshje të luajtura dhe është i gatshëm për të ndryshuar skuadër.

Spanjolli nuk ka marrëdhënie të mira te drejtuesit dhe Milan synon të përfitojë nga kjo mundësi.

Transferimi i Albertos do ti kushtojë Rosonerëve 40 milionë euro.