Detajet

Banka për Biznes sot ka njoftuar se për të dytën herë me radhë ka arritur të shpërblehet me çmimin e “The Banker” si Banka më e mirë e vitit në Kosovë për 2019, nga gazeta prestigjioze Financial Times, e cila e bën vlerësimin e sektorit global financiar që nga viti 1926. Arton Celina, drejtor ekzekutiv i Bankës për Biznes ka marrë çmimin e vlefshëm dhënë BPB-së për Kosovë në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve në Londër nga The Banker.


“Sot, të gjithë ne në BPB jemi shumë krenarë të nderuar me çmimin e pranuar si banka më e mirë e vitit në Kosovë. Ky besim dhe vlerësim i gjithmbarshëm që i po i jepet në vazhdimësi BPB-së reflekton mbi përpjekjet tona për ta vënë në funksion strategjinë e bankës për ta transformuar ekonominë e vendit, përmes mbështetjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm që ne ia bëjmë bizneseve të vogla dhe të mesme, dhe sektorit agrar në Kosovë” ka deklaruar drejtori ekzekutiv i BPB-së, Arton Celina.


Çmimi për BPB ka ardhë si rezultat i sukseseve të bankës në lehtësimin e kredive për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që njihen si katalizatori kryesor i zhvillimit të ekonomisë së një shteti. Përmes pozicionimit strategjik dhe qasjes së lehtë dhe fleksibile ndaj klientëve dhe konsumatorëve të saj, BPB tani ka marrë 15 për qind të tregut në këtë sektor.


“Nga përvoja jonë me klientët jo-bankar, kemi konstatuar se ndërmarrjet e reja, gratë sipërmarrëse dhe të rinjtë që kanë ide të reja për biznes, përballen me qasje tejet të kufizuar në financa dhe kjo është pengesa kryesore për rritjen e tyre. Për ta evituar këtë pengesë në treg dhe me qëllim të mbështjes së këtij segmenti të përjashtuar nga tregu, BPB ka zhvilluar programin “Përfshirja Financiare”, e cila është nismë që synon të sigurojë qasje në produkte financiare të dobishme dhe të përballueshme me produkte dhe shërbime të cilat ofrohen në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme” ka thënë Celina.


“Disponueshmëria e shërbimeve financiare që plotësojnë nevojat specifike të përdoruesve pa asnjë diskriminim, është qëllimi kyç i bankës sonë. Iniciativa e BPB-së e vlerësuar nga tregu vendor, dhe posaçërisht nga The Banker, përveç qasjes në financa, ka edhe përfitime sociale pasi promovon barazinë gjinore, ulë papunësinë, bën rregullimin shumë të nevojshëm të bilancit tregtar dhe ndikon pozitivisht në produktivitetin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë” ka thënë më tutje Celina.


Vlerësimet e The Banker sigurojnë inteligjencë ekonomike dhe financiare për sektorin financiar në botë dhe institucioni ka krijuar reputacion për raportim objektiv dhe të saktë të këtij sektori në mbarë botën.


The Banker mbetet burimi më i besueshëm i informacionit bankar që nga viti 1926. Institucioni prestigjioz ka trashëgimi të rëndësishme në tregun global për më shumë se 90 vite, duke mbijetuar edhe në periudhat e krizave të Wall Street në 1929, në krizën financiare të vitit 2008, dhe sot qëndron me të njëjtin reputacion dhe besueshmëri për saktësi, autoritet dhe integritet në gjithë industrinë financiare botërore.


Ngjarja ceremoniale e ndarjes së çmimeve nga The Banker është mbajtur më 29 nëntor në Londër. Kjo është hera e dytë që BPB fiton çmimin prestigjioz si banka më e mirë e vitit në Kosovë nga The Banker.


Për më shumë detaje rreth çmimit të The Banker, vizitoni: https://www.thebanker.com/Awards


Image


Image


Image


 





 


 

Ky është artikull i sponzorizuar.