Angela Martini dhe bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu ditë më parë sollën imazhe nga pushimet, shkruan lajmi.net.

Por, ishte një video joshëse që modeles i kishte mbetur pikë ta publikojë, e të cilën partneri i tha se është e tepërt ta nxjerrë në rrjete sociale.

Megjithatë, ajo nuk e dëgjoi këshillën e tij dhe e ndau me ndjekësit videon ku shfaqet duke u freskuar në det.

“Përsëri, unë jam këshilluar nga burri im, se është pak si shumë ta postoj këtë video. Përsëri, nuk e dëgjova. Jam thjesht një binjake shqiptare! A duhet ta fshij?”, ka shkruar Angela. /Lajmi.net/