Casillas emocionon tifozët e Real Madridit: Do të kthehem një ditë


Sport


Gazeta Express

24/05/2020 0:01

Portieri veteran, Iker Casillas, i emocionoi tifozët e Real Madridit teksa kujtoi ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Los Blancos, duke e përcjellë një foto nga ajo ndeshje me mesazhin: “Një ditë, do të kthehem”.

Ish-portieri i Real Madridit, Iker Casillas, e
kujtoi këtë të shtunë ndeshjen e tij të fundit me Real Madridin, para
transferimit në Porto, transmeton Gazeta Express.

Me një fotografi të tij në ndeshjen kundër Getafes
në vitin 2015, portieri legjendar e shkroi një mesazh për tifozët e klubit
madrilen.

“Ndeshja e fundit në Madrid. Një ditë, do të kthehem”, shkroi spanjolli.

Nga sezoni i tij debutues 1999/2000 e deri në sezonin
e fundit në Santiago Bernabeu, 2014/15, Casillas i fitoi pesë tituj të La Ligës,
dy të Kupës së Mbretit, katër të Superkupës së Spanjës, tre të Ligës së Kampionëve,
dy të Superkupës së Evropës, 2 të Kupës Ndërkombëtare dhe 1 të Kupës së Botës për
klube. /Gazeta Express/